top of page

Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 24, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/900-0-1729783420xmafazina-244.png

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar. Momentalisht të arrestuarit janë në Policinë e Korçës, ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.

Zbulohet një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për tu shitur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop.

Mësohet se janë arrestuar 5-6 persona.

Mes tyre janë dhe disa gra nga zona e Cërrikut, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike.

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregëtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page