top of page

Makina e goditi në rrugë, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja në Korçë/ Autori nga Dërsniku në kërkim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në spitalin e Korçës.


Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin. 



Njoftim i policisë

Korçë


Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.


Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page