Maliq/ Gjenden 3 armë zjarri të mbështjella me qese plastike! Ja çfarë thotë policia
- Korca Boom
- Apr 1
- 1 min read
Policia ka njoftuar sot se ka gjetur tre armë zjarri në një kanal, në fshatin Libonik, në vendin e quajtur "Pompat". Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.
Tre armë zjarri janë gjetur në një kanal në fshatin Libonik të Maliqit, në zonën e njohur si “Pompat”. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, armët kanë qenë të mbështjella me qese plastike dhe dyshohet se bëhet fjalë për një kallashnikov dhe dy pushkë.
Nga verifikimet paraprake, armët rezultojnë të ndryshkura dhe jofunksionale. Ato do të dërgohen për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar origjinën dhe mundësinë e përdorimit të tyre në ndonjë ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Maliq/Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë). Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
