top of page

Maliqarët me objektiva madhorë, por tregohen…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/460953614_1157146455960208_1949714418897974474_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/egli-malesia.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/460922692_1157146529293534_4454410461584140654_n.jpg

Në tre javë maliqarët kanë tre fitore, çka do të thotë nëntë pikë. Janë një prej ekipeve që kanë marrë gjithçka në këto javët e para. Kur është pyetur trajneri Egli Malësia për objektivat ai ka deklaruar: “Janë zhvilluar vetëm tre javë, është shumë shpejt për objektivat, por ne po shikojmë çfarë do të bëjmë mirë javë pas jave dhe më pas do të jemi në gjendje të përcaktojmë se ku do të synojmë. E përsëris, kemi bërë mirë, por këtë presim nga java në javë.”

Maliqarët janë një ekip që kanë futbollistë me mjaft përvojë në këtë kategori, por edhe në kategoritë më lart dhe kjo është shumë pozitive. Këtë gjë trajneri Malësia e vlerëson si fakt kur vazhdon: “Kemi një ndërthurje brezash në ekip, futbollistë me përvojë që dinë të menxhojnë situatat, kemi futbollistë që kanë tre ose katër vjet që luajnë bashkë dhe me pas edhe disa të rinj të talentuar. Një ekip që i ka brenda të duhurit për të qenë të sigurt në atë që duam.”

Maliqarët kanë marrë 1 fitore në transfertë dhe 2 në fushën e tyre duke mundur edhe ekipin e Luftëtarit, një ekip që ka shfaqur pretendimet qysh në fillim.

KALENDARI I MALIQIT

JAVA 1: Maliqi (pushim)

JAVA 2: Maliqi – Luftëtari 1-0

JAVA 3: Memaliaj – Maliqi 1-2

JAVA 4: Maliqi – Këlcyra 4-2

JAVA 5: Turbina – Maliqi

JAVA 6: Maliqi – Butrinti

JAVA 7: Delvina – Maliqi

JAVA 8: Maliqi – Devolli

JAVA 9: Oriku – Maliqi

JAVA 10: Maliqi – Shkumbini

JAVA 11: Tomori – Maliqi

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page