Maliqi 20 pikë në 20 ndeshje/ Mbyllet rrugëtimi i maliqarëve në sezonin 2024-2025!
- Korca Boom
- Apr 6
- 1 min read
Maliqi me ndeshjen e djeshme ndaj Tomorit dhe humbjes 1-5 në shtëpi ka mbyllur rrugëtimin e vet në këtë sezon 2024-2025 me 20 pikë në tabelën e klasifikimit në plot 20 javë të luajtura.
E thënë ndryshe, mesatarisht Maliqi shënoi 1 pikë për ndeshje dhe një vend i 8-të në tabelën e renditjes do të thotë që Maliqi ka siguruar qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm në kategotinë e dytë.
Në fakt, kjo skudër meritonte më shumë se kaq, madje me lojtarët që afroi, mundësitë ishin ta shikonim edhe më lart në tabelën e klasifikimit. Në kategorinë e dytë për Grupin B, ku bënte pjesë Maliqi, ishin 11 skuadra, pra maliqarët lanë pas 3 skuadra.
Me luhatjet e veta gjatë gjithë sezonit prej 20 javësh të luajtura, Maliqi e mbylli rrugëtimin e vet dhe ne i urojmë suksese në seznonin e ardhshëm. Tashmë do të jetë një periudhë e gjatë pushimi për këtë skuadër dhe më pas do të mendohet për sezonin e ri, ku trajneri Egli Malësia dhe stafi i tij do të mendojnë qysh tani për sezonin e ri.
Suksese trajnerit Malësia dhe stafit të tij!
Suksese tifozëve maliqarë dhe suksese lojtarëve me një Maliq edhe më të fortë sezonin e ardhshëm!
“KORÇA BOOM”
