Maliqi-Devolli konfirmohet miqësorja e parë mes tyre
- Korca Boom
- Jan 17
- 1 min read
Ekipet e kategorisë së dytë do të qëndrojnë pak më gjatë se kategoritë e tjera për të nisur fazën e dytë të sezonit të tyre. Kështu, në këto kushte, dy ekipet, Devolli dhe Maliqi, kanë menduar të zhvillojnë edhe takime miqësore. Kështu është konfirmuar se të dy ekipet do të luajnë mes tyre një miqësore dhe kjo do të jetë ditën e hënë.
Një takim do të luhet në Maliq, kjo për faktin se fusha e Maliqit është me bar sintetik dhe krijon mundësinë që ndeshja të zhvillohet në kushte normale. Maliqarët nuk kanë bërë shumë lëvizje në merkato, kanë një afrimi dhe një largim, kështu që gjithçka është konsoliduar. Ndërkohë, është e kundërta me ekipin e Devollit, i cili ka bërë pesë afrime dhe ekipi ka nevojë për sa më shumë ndeshje.
It has been confirmed that the two teams will play a friendly match against each other, and this will take place on Monday. One of the matches will be held in Maliq, as the field in Maliqi has synthetic grass, which allows the match to be played under normal conditions. The Maliqi team hasn’t made many changes in the transfer market, with one addition and one departure, so everything is consolidated. On the other hand, the Devolli team has made five signings and the team needs as many matches as possible.
“KORÇA BOOM”


















