top of page

Mario Rabiu i Skënderbeut është zgjedhur si më i miri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 12
  • 1 min read

Është përcaktuar, si çdo javë, edhe formacioni më i mirë i Superligës. Kështu, FSHF ka bërë me dije se kush janë më të mirët sipas reparteve. Korçarët vijnë në këtë javë pas ndeshjes me Partizanin dhe natyrisht atje është parë edhe më i miri për ta. Në 11-tën e futbollistëve të përzgjedhur, një vend në mesfushë si më i miri ka qenë edhe Mario Rabiu i Skënderbeut.

Vërtet, mesfushori ka bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje, ku është dalluar jo vetëm nga radhët e korçarëve, por edhe nga të gjithë mesfushorët e tjerë. Ky lajm është diçka shumë pozitive si për futbollistin ashtu edhe për ekipin e Skënderbeut, pasi tregon gjithashtu se ka shumë futbollistë të talentuar dhe mjaft cilësorë.

Shpeshherë, korçarët kanë qenë pothuajse çdo javë në formacionin më të mirë, por javët e fundit të vitit të kaluar sikur humbën shumë nga ky status dhe duket se tani janë rikthyer me Rabiun, dhe shpresohet që shpejt edhe të tjerët të përfshihen në këtë formacion

It has been determined, as every week, the best formation of the Superliga. Thus, the FSHF has announced who the best players are according to the reports. The players from Korça make their appearance this week after the match with Partizani, and naturally, the best player for them was also recognized. In the 11 selected players, one spot in midfield as the best has been awarded to Mario Rabiu from Skënderbeu. Indeed, the midfielder performed excellently in this match, standing out not only among the Korça players but also among all the other midfielders. “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page