top of page

Mario Rabiu u shit 250 mijë euro dhe 20% të kartonit i takon Skënderbeut!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 18
  • 1 min read

Mario Rabiu ditën e djeshme u largua zyrtarisht nga Skënderbeu, me mesfushorin që do të vazhdojë karrierën te skuadra FC Aktobe. Klubi korçar dhe skuadra nga Kazakistani arritën marrëveshjen mes tyre për transferimin e Rabiut.

Një operacion nga i cili korçarët kanë “mbushur” arkat me shitjen e tij. 250 mijë euro shkojnë në arkat e Skënderbeut, me drejtuesit që kanë mbajtur edhe 20% të kartonit të futbollistët në rast rishitje në të ardhmen.

Një tjetër futbollist qe u largua nga Skënderbeu, duke lënë një “boshllëk” në mesfushën korçare. Kujtojmë se në këtë sezon 25-vjeçari ka luajtur në 22 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 1 gol dhe të dhurojë edhe 1 asist. Ndërkohë e korçarëve është bërë në korrik të 2023 dhe për thuajse 2 vitesh u shndërrua në një lider në ekip.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page