top of page

Marko Ramos, pas fitimit të vendit si titullar, ka një devizë që e ndan me të gjithë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 26
  • 1 min read

Shpeshherë, mbrojtësi i bardhekuqve, Marko Ramos ka shfaqur hapur devizat e tij që e udhëheqin në jetë, qoftë edhe në momentet e vështira që lidhen me faktin se ai kërkon të jetë titullar tek korçarët.

Fati e deshi që ai të ishte në fushën e lojës si një mbrojtës i krahut të djathtë, pas dëmtimit të Vangjelit dhe nga ajo që dha në fushën e lojës mund të thuhet se bëri shumë mirë detyrën e tij.

Me sa duket, pikërisht ky fakt e ka detyruar mbrojtësin që publikisht të deklarojë se: “Jetës i pëlqen të luajë në mënyrë të vështirë, jo vetëm për të kaluar fazat më të vështira, por me mundësitë reale, për të fituar gjithmonë lojën.”

Duket se pikërisht ky moment kaq i mirë që kaloi në këtë ndeshje e ka bërë shumë optimist Ramosin, i cili është një prej atyre futbollistëve që, edhe në momente të vështira kur ka humbur edhe formacionin, është rikthyer më i fortë dhe ky është shembulli i një profesionisti.

It seems that this very fact has forced the defender to publicly declare: “I enjoy playing in a difficult way with the best, not only to get through the toughest phases but with real opportunities, to always win the game.”

It seems that this very positive moment, which he experienced in this match, has made Ramos very optimistic, as he is one of those players who, even in difficult times when he lost his starting position, has come back stronger. This is the example of a true professional.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page