Marsi shqiptar/ Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje të programuara për ekipet kuqezi
- Korca Boom
- Mar 1
- 3 min read
Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek ekipet kombëtare të moshave për djem e vajza, si dhe përfaqësuesja e Futsallit.
Kombëtarja A do të rikthehet sërish në fushë në muajin mars, pas një periudhe thuajse 4-mujore pa grumbullim. Një fushatë e re eliminatoresh për Kampionatin Botëror 2026, kundërshtarë të rinj, transferta emocionuese dhe rikthim në shtëpi. Shqipëria do të përballet me Anglinë më 21 mars në “Wembley”, ndërsa më 24 mars do të presë Andorrën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Edhe ekipi kombëtar U-21 ka në plan dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji. Më 21 mars, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë po në transfertë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”. Dy miqësore shumë të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin kuqezi, për të krijuar dhe konsoliduar grupin kuqezi si edhe për të zbuluar elemente të reja.
Dy miqësore do të luhen edhe nga ekipi kombëtar U-19. Shqipëria, e drejtuar nga Julian Ahmataj, do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 21 dhe 23 mars. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu”.
Në datat 19, 22 dhe 25 mars do të zhvillohet në Shqipëri raundi i dytë i ndeshjeve të grupit B6 të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Azerbajxhani dhe Uellsi. Kuqezinjtë e Andrea Tedescos do të përballen me Azerbajxhanin më 19 mars, ndërsa më 25 mars do të luajnë kundër Uellsit.
Edhe Kombëtarja e Futsallit do të rikthehet në sallë këtë muaj, me ndeshjen e radhës kundër Kazakistanit që do të luhet në transfertë më 7 mars.
Sakaq, ekipi kombëtar i vajzave U-17 do të luajë në Andorrë ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë kategori. Shqipëria është pjesë e grupit B3, së bashku me Andorrën pritëse, Izraelin dhe Bjellorusinë. Më 4 mars, vajzat kuqezi do të përballen me Izraelin, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë ndaj Andorrës. Ndeshja e tretë dhe e fundit e Shqipërisë është ajo ndaj Bjellorusisë më 10 mars.
The month of March brings back excitement for Albanian fans. A total of 12 matches are scheduled for all national teams, ranging from the Senior National Team to youth teams for both boys and girls, as well as the Futsal representative team.
The Senior National Team will return to action in March after nearly four months without a gathering. A new qualifying campaign for the 2026 World Cup, new opponents, thrilling away matches, and a homecoming are all on the agenda. Albania will face England on March 21 at “Wembley,” while on March 24, they will host Andorra at the “Arena Kombëtare” stadium in Tirana.
The U-21 national team also has two friendly matches scheduled this month. On March 21, the team led by Alban Bushi will face Greece at the “Serres Municipal” stadium, while four days later, they will play another away match against Luxembourg at the “Georges Woehlfart” stadium. These two friendlies are crucial for the U-21 squad and coaching staff in building and consolidating the team while identifying new talents.
The U-19 national team will also play two friendlies. Albania, coached by Julian Ahmataj, will take on North Macedonia on March 21 and 23. Both matches will be held at the “Skënderbeu” stadium.
On March 19, 22, and 25, Albania will host the second round of Group B6 matches for the UEFA European Championship “Albania 2025.” This group includes Albania, Azerbaijan, and Wales. Andrea Tedesco’s squad will face Azerbaijan on March 19 and will play against Wales on March 25.
The Futsal National Team will also return to action this month, with their next match against Kazakhstan taking place away on March 7.
Meanwhile, the U-17 Girls’ National Team will play their second-round matches of the UEFA European Championship in Andorra. Albania is part of Group B3, along with hosts Andorra, Israel, and Belarus. On March 4, the Albanian girls will face Israel, followed by a match against Andorra three days later. The final game for Albania will be against Belarus on March 10.
“KORÇA BOOM”