Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”/ FSHF organizon më 27 janar eventin më të rëndësishëm & prestigjioz të futbollit shqiptar
- Korca Boom
- Jan 14
- 2 min read
Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e tretë të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”, një prej eventeve më të rëndësishme dhe prestigjioze të futbollit shqiptar. Ky spektakël madhështor, i kthyer tashmë në një traditë të bukur, do të jetë i mbushur me surpriza futbollistike dhe artistike, duke ofruar një mbrëmje të paharruar për të gjithë të pranishmit.
Mbrëmja Gala do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do t’i dedikohet arritjeve të futbollit vendas, si dhe suksesit të Kombëtares kuqezi, e cila bëri krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Në këtë mbrëmje do të ndahen disa nga çmimet më prestigjioze të futbollit shqiptar, duke vlerësuar protagonistët e vitit për performancat e tyre të spikatura. Fituesit janë përzgjedhur nga komuniteti i futbollit shqiptar pas një procesi të kujdesshëm dhe transparent të udhëhequr nga FSHF.
Mbrëmja do të mirëpresë gjithashtu personalitete të shquara ndërkombëtare, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës akademike, artit, politikës, medias dhe miq të Federatave të tjera.
Ky event pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqiptar, duke nderuar më të mirët dhe duke promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të sportit më të dashur për shqiptarët.
Mbrëmja Gala do të zhvillohet më 27 janar 2025 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 20:00. Eventi do të transmetohet live në televizionin TV Klan, që është partneri mediatik.
The Football Federation will organize the third edition of the Gala Evening “Golden Ball 2024,” one of the most important and prestigious events in Albanian football. This magnificent spectacle, which has now become a cherished tradition, will be filled with football and artistic surprises, offering an unforgettable evening for all attendees.
The Gala Evening will take place at the National Theater of Opera and Ballet and will be dedicated to the achievements of domestic football, as well as the success of the red-and-black National Team, which made all Albanians proud with its performance in the European Championship “Germany 2024.”
“KORÇA BOOM”