Mbyllet faza e parë/ Shikoni ku jemi deri tani!
- Korca Boom
- Oct 20, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463830056_957062389789602_392814163585151022_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1111-1.jpeg
Ka përfunduar faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” 2024-2025. Ndeshja e fundit e javës së 9-të ishte AF Elbasani – Partizani. Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund sfida u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë kryesojnë renditjen me 16 pikë.
Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mundi Bylisin në transfertë me rezultatin minimal 1-0.
Të shtunën u luajtën tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të. Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City u mbyllën në barazim pa gola 0-0.
Laçi u rikthye te triumfi në shtëpi. Djemtë e Francesco Moriero fituan ndaj Vllaznisë 3-1.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”