top of page

Mbyllet java e 21-të/ Ja renditja. Skënderbeu “blindon” fundin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 20
  • 1 min read

Java e 21-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me ndeshjen e fundit Dinamo City – AF Elbasani.

Djemtë e Ilir Dajës u rikthyen te fitorja në kampionat, pasi mundën AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena” 3-1.

Partizani triumfoi ndaj Teutës në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0. Të kuqtë e kryeqytetit i shënuan të dy golat e fitores në fraksionin e dytë.

Edhe Vllaznia fitoi në transfertë ndaj Skënderbeut. Kuqeblutë dominuan ndeshjen në Korçë dhe fituan 4-0. Bekim Balaj ishte autori i tre golave në këtë sfidë.

Të shtunën, Egnatia mundi Tiranën në stadiumin “Arena Kombëtare” me rezultatin e thellë 4-0.

Bylisi regjistroi triumfin e radhës në kampionat, pasi mundi Laçin në shtëpi 3-0.

The 21st round of the “Abissnet Superiore” championship kicked off this evening with the last match between Dinamo City and AF Elbasani.

Ilir Daja’s team returned to winning ways in the league, defeating AF Elbasani 3-1 at the “Elbasan Arena.”

Partizani triumphed over Teuta at “Niko Dovana” with a 2-0 result. The capital’s red-and-blues scored both goals in the second half.

Vllaznia also won away against Skënderbeu. The red-and-blues dominated the match in Korça, securing a 4-0 victory. Bekim Balaj was the author of three goals in this match.

On Saturday, Egnatia defeated Tirana at the “Arena Kombëtare” with a resounding 4-0 scoreline.

Bylisi registered another triumph in the league, defeating Laçi 3-0 at home.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page