Mbyllet java e 31-të, Pogradeci fiton në Valbonë. Ja rezultatet!
- Korca Boom
- Apr 5
- 2 min read
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 31-të të Kategorisë së Parë. Vora ka siguruar matematikisht tashmë Superioren. Skuadra e Arian Bellait ka triumfuar 2-0 ndaj Burrelit dhe tashmë është skuadra e parë që ngjitet në Superiore.
Ndërkohë është surprizuar sërish në shtëpi, ekipi i Flamurtarit. Kuqezinjtë janë mposhtur 2-0 nga Besa, dhe kjo për vlonjatët është humbja e 2-të në kampionat në 3 javët e funsit, teksa kanë ehde 1 barazim. Pas kësaj fitoreje, kavajasit janë tashmë vetëm 1 pikë larg vendit të dytë, pozicion që të çon në Superiore. Po pas 90-të minutave të kësaj sfide pati edhe një përplasje, ku tifozët vlonjatë sulmun trajnerin Cela.
Gjithashtu edhe Pogradeci ka marrë një fitore të rëndësishme, me ekipin e Ard Memës që ka mposhtur 2-1 Valbonën. 3 pikët i ka siguruar edhe Apolonia, e cila mposhti 5-1 skuadrën e Erzenit.
Korabi nga krahu tjetër mori një fitore “jetike” përballë Kastriotit, duke fituar ëkshtu përballë një rivali direkt për “Play-Out”. Ndërkohë Kukësi mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa këtë herë u mposht 2-1 nga Lushnja.
ë në shtëpi Kastrioitin. Kukësi do të përballet në të njëjtin orar ndaj Lushnjes, dhe sfida e fundit është ajo Erzeni-Apolonia.
“KORÇA BOOM”

Ndeshjet:
ERZENI – APOLONIA 1 - 5
Shënues: Hodo 21' / Umeijego 4', Trifoni 25', Hney 40', Maksuti 48', Zaimaj 62' out
FLAMURTARI – BESA 0 – 2
Shënues: Nonato 3', Inido 45'
VALBONA – POGRADECI 1 – 2
Shënues: Balla 90+2'/ Prengu 18', Zguro 59'
KORABI – KASTRIOTI 1 – 0
Shënues: Reçi 83'
KUKËSI – LUSHNJA 1 – 2
Shënues: Kapllanaj 2'/ Kamissoko 5', Camko 80'
VORA – BURRELI 2 – 0
Shënues: Kasalla 22', Dalipi 54'