Mesazhi i Myftiut të Korçës. Ledian Cikalleshi, me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit
- Korca Boom
- Feb 28
- 4 min read
MESAZHI I MYFTIUT TË KORÇËS ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT 2025 – 1446 H.
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë, nesër, më 1 mars, fillon muaji i begatë i Ramazanit, një muaj i shenjtë që na fton në reflektim të thellë dhe pastrim shpirtëror.
Me këtë rast kam kënaqësinë dhe nderin të uroj të gjithë besimtarët myslimanë të Qarkut të Korçës: Gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.
Thotë i Lartësuari në librin e Tij fisnik :
“ Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë,.”(El-Bekare, 185).
Ndërsa i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu jua ka bërë obligim agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, kurse shejtanët të inatosur lidhen në pranga.”
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Trokitja në derë e këtij mysafiri të nderuar është një sihariq i mirë për të gjithë myslimanët, të cilët i kaplon gëzim i madh. Gëzimi nuk është vetëm i të rriturve, ai njësoj i kaplon edhe ata më të vegjlit, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i këtij muaji. Ditët e këtij muaji kanë një shije të veçantë, një shije të ëmbël, të këndshme, të lezetshme dhe qetësuese; zemrat e të devotshmëve lakmojnë mirësitë dhe begatitë e Krijuesit. Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegjet dhe të lutemi. Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkëta në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individualisht. Kjo vlen edhe për Ramazanin.
Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Të mos harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta.
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.
Agjerim të lehtë e të pranuar!
H. Ledian Cikalleshi
Korçë, më 28.02.2025
MESSAGE FROM THE MUFTI OF KORÇA
ON THE OCCASION OF THE BEGINNING OF THE MONTH OF RAMADAN 2025 – 1446 H
Bismillahir-Rahmanir-Rahim In the name of Allah, the Most Gracious, the Most Merciful!
Dear believers, Tomorrow, on March 1st, the blessed month of Ramadan begins, a sacred month that invites us to deep reflection and spiritual purification.
On this occasion, I have the pleasure and honor to extend my best wishes to all Muslim believers of the Korça region: Happy and blessed Ramadan!
The Almighty says in His noble book: “The month of Ramadan [is that] in which the Qur’an was revealed, a guidance for the people and clear proofs of guidance and criterion. So, whoever sights [the new moon of] the month, let him fast it…” (Al-Baqara, 185).
The Messenger of Allah (peace be upon him) said: “Ramadan has come to you, a blessed month. Allah has made fasting during it obligatory upon you. In this month, the gates of Paradise are opened, the gates of Hellfire are closed, and the devils are chained.”
Dear brothers and sisters,
The arrival of this honored guest is great news for all Muslims, filling their hearts with immense joy. This joy is not only felt by adults but also by the little ones, for whom fasting is not yet an obligation. The days of this month carry a unique sweetness, a comforting and peaceful essence. The hearts of the devout long for the blessings and mercy of the Creator.
The month of Ramadan is the month of patience, prayer, the Qur’an, generosity, love, human values, respect, and devotion to the Creator. During this month, let us awaken our beautiful emotions, ignite our hopes, cleanse our conscience, and pray fervently. Islam has placed great importance on congregational worship, but Allah has also given individuals the opportunity to worship Him personally. This applies to Ramadan as well.
Dear brothers and sisters, Ramadan is a divine invitation, an annual opportunity to recognize our responsibilities towards Allah, ourselves, our families, relatives, and society. Let us not forget, during these days, those who are in need of our help. In our iftars, let us ensure that families in need are not left out, and let us extend our generosity to them.
Beloved believers, wherever you are, I pray to Allah to accept our fasting, worship, and good deeds. May this month bring us blessings, goodness, and peace in our families and throughout society.
May your fasting be easy and accepted!
H. Ledian Cikalleshi Korça, February 28, 2025