top of page

Mjeshtri Jani Kaçi dhe trajneri i madh Orlando Koja nuk i ndahen Kishës së Shën Sotirit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/464968629_10234739689339181_6388584720210479150_n.jpg

Nuk është hera e parë që Jani Kaçi dhe Orlando Koja janë së bashku, madje mes miqsh të shumtë duke pushuar dhe duke shijuar natyrën e qytetit juglindor.

Edhe para disa ditësh Ikona e futbollit korçar Jani Kaçi, së bashku me trajnerin e madh Orlando Koja, kanë zbuluar këtë foto ku mes miqsh kanë shijuar momente te kisha e Shën Sotirit.

Të dy emrat e mirënjohur besojnë shumë në Zot, madje Koja vitet e fundit edhe trofetë që fiton Skënderbeu i tij në volejboll për femra i bekon në Kishë.

Jani Kaçi është miku i madh i Skënderbeut në futboll, por tashmë prej shumë vitesh edhe i Skënderbeut në volejboll për femra. Në foton që po sjellim sot Orlando Koja shkruan: Kisha e Shën Sotirit mbledh miq të mirë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page