top of page

Momenti i ndëshkimit të Nikajt a ishte i tepruar…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 12
  • 2 min read

Në qoftë se ka një moment kur korçarët e kanë kontestuar shumë, ishte kur Ardit Nikaj ka shënuar golin e barazimit dhe ishte duke festuar. Në atë moment, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë dhe arsyen e di vetëm ai. Në rregullore përcaktohet se heqja e fanellës ndëshkohet me karton të verdhë, por ky ishte momenti që vetëm gjyqtari e pa, ndërsa qindra dhe mijëra të tjerë e panë thjesht si gëzim.

Nuk është problem një karton dhe kjo qëndron, por pse duhet të ndëshkosh kështu një futbollist dhe të dëmtojsh një ekip, ose më shumë të ketë ndikim për rezultatin? Kjo është e papranueshme. Nikaj kishte debutimin e parë pas një sezoni me shumë mungesa për faktin e dëmtimit dhe tashmë duket se është rikthyer dhe të startosh me gol është edhe më e mira e mundshme, por kur edhe ndëshkohesh kështu, nuk le shije të mirë.

Në foton ne kemi atë moment dhe gjithkush e ka të qartë edhe të dokumentuar se çfarë ka bërë Nikaj në momentin e gëzimit për golin e shënuar.

A yellow card in itself is not a problem, and that stands, but why should a player be punished like this and harm a team, or even more, have an impact on the result? This is unacceptable. Nikaj was making his debut after a season with many absences due to injury, and now he seems to have returned. Starting with a goal is the best possible outcome, but when you are punished like this, it leaves a bad taste. In the photo, we can see that moment, and everyone has a clear and documented view of what Nikaj did during the celebration of his goal.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page