top of page

Mot i kthjellët dhe i ftohtë/ Ja parashikimi i motit për sot 8 prill 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.


Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje.



Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke rikthyer motin e kthjellët.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.


Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 - 3 ballë.



 “KORÇA BOOM”



bottom of page