top of page

MOTI/ Parashikimi për dy ditët e fundjavës. Shiu dhe dëbora e pranishme!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 1
  • 1 min read

Ditën e shtunë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit.

Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000 metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4 ballë.

On Saturday, our country will experience stable weather, predominantly clear skies; however, occasional alternations with medium and high clouds will be present, mainly in the mountainous areas.

On Sunday, the weather will initially be clear, but clouds will gradually increase, leading to rainfall during midday, starting from the coastal areas and gradually spreading across the entire territory. The rain will continue intermittently with low to locally moderate intensity in the form of short-term thunderstorms.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page