top of page

Moti bën kthesë nga nesër, diell dhe kthjellime por me temperatura të ulëta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 6
  • 1 min read

Updated: Apr 7

Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java që vjen parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm.


Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.


Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.


Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.



 “KORÇA BOOM”



bottom of page