top of page

Mungesat nuk i ndahen Dinamos para Skënderbeut!        

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 28
  • 1 min read

Dinamo do të vazhdojë të ketë mungesa të rëndësishme edhe në duelin me Skënderbeun. Dinamovitët në derbi nuk patën të gatshëm 4 futbollistë, të cilët munguan për shkaqe dëmtimi.

Por tashmë lajm i mirë është rikthimi i 2 prej tyre, ndërsa 2 të tjerët do të vazhdojë të mungojnë edhe ndaj korçarëve. Me shumë gjasa Ilir Daja do të mund të llogaritë shërbimet e Ardit Tolit dhe Karambas.

Të 2 futbollistët kanë hedhur prapa krahëve shqetësimet fizike dhe në fundjavë do të jenë gati për të zbritur në fushë. Ndërkohë do të vazhdojnë të mungojnë Bruno Dita dhe Edmir Sali.

I pari ndodhet në Serbi për rikuperimin dhe nuk dihet ende se kur do të mund të jetë gati.

Dinamo will continue to face significant absences in the match against Skënderbeu. The team was missing four players due to injuries in the derby.

However, there is good news with the return of two of them, while the other two will still be unavailable for the match against the team from Korça. Most likely, Ilir Daja will be able to count on the services of Ardit Toli and Karambas.

Both players have put their physical issues behind them and are expected to be ready to take the field this weekend. Meanwhile, Bruno Dita and Edmir Sali will remain sidelined.

The former is currently in Serbia for recovery, and it is still unclear when he will be ready to return.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page