top of page

Myftinia e Korçës organizon takimin e tretë “Prag Ramazani”!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 27
  • 2 min read

Në kuadër të përgatitjes për muajin e madhërueshëm të Ramazanit, Myftinia e Zonës Korçë organizoi takimin e tretë “Prag Ramazani”. Besimtarët u mblodhën në dy xhami të qytetit për një program të pasur me ligjërata ku nderoi me pjesmarrjen e tij Adi ef. Murtishi, Myftiu i Strugës dhe Klajdi Belishta, pegadog i UNIKO.

Mbrëmja nisi pas namazit të akshamit në xhaminë historike “Iljaz Bej Mirahori” dhe u pasua pas namazit të jacisë në Xhaminë e Re të Korçës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, ku besimtarët patën mundësinë të dëgjojnë këshilla të vyera nga Myftiu Adi ef. Murtishi mbi vlerat e muajit e madhëruar të Ramazanit dhe agjërimin. Ndërsa Klajdi Belishta foli për aspektin mjeksor të agjërimit dhe çfarë duhet të ketë besimtari kujdes gjatë kohës kur agjëron, në mënyrë që ta kalojë sa më lehtë agjërimin.

Mbrëmja u përmbyll me lutje dhe urimin që ky Ramazan të sjellë paqe, begati dhe përmirësim shpirtëror për të gjithë besimtarët.

Cikli i mbrëmjeve fetare “Prag Ramazani” u përmbyll, duke i lënë vendin muajit të shenjtë të Ramazanit.

As part of the preparations for the glorious month of Ramadan, the Muftiate of the Korçë Region organized the third meeting of the “On the Eve of Ramadan” series. Believers gathered in two mosques of the city for a rich program of lectures, honored by the presence of Adi ef. Murtishi, the Mufti of Struga, and Klajdi Belishta, a lecturer at UNIKO.

The evening began after the Maghrib prayer at the historic “Iljaz Bey Mirahori” Mosque and continued after the Isha prayer at the New Mosque of Korçë, creating a warm spiritual atmosphere. The attendees had the opportunity to listen to valuable advice from Mufti Adi ef. Murtishi regarding the virtues of the blessed month of Ramadan and fasting. Meanwhile, Klajdi Belishta spoke about the medical aspects of fasting and the precautions believers should take to ensure a smooth fasting experience.

The evening concluded with prayers and the wish that this Ramadan brings peace, prosperity, and spiritual growth to all believers.

The series of religious evenings, “On the Eve of Ramadan,” came to an end, making way for the sacred month of Ramadan.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page