top of page

Në Finlandë, shkolla fillon kur fëmija është në moshën 7 vjeçare/ Çdo fëmijë merr një tabletë falas nga shteti dhe të gjitha tekstet shkollore janë të shkarkuara në tablet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 18
  • 1 min read

Në Finlandë, shkolla fillon kur fëmija është në moshën 7 vjeçare. Konsiderohet si sistemi më i mirë shkollor në botë. Mësimet zgjasin 60 minuta, duke përfshirë 45 + 15 minuta pushimin.

Nga e hëna në të enjte 8 orë në ditë, të premten deri në 13:00 dhe të shtunën pushim. Në Finlandë, arsimi shkollor është absolutisht falas. Prindërit nuk paguajnë asnjë lek për asgjë. E gjitha është në kurriz të shtetit.

Çdo fëmijë merr një tabletë falas nga shteti dhe të gjitha tekstet shkollore janë të shkarkuara në tablet, në mënyrë që fëmijët të mos kenë nevojë të mbajnë çanta shpine të rënda. Ushqimi i shkollës është falas, i shijshëm dhe i pastër dhe çdo nxënës mund të marrë atë që dëshiron dhe sa dëshiron.

Çdo investim në arsimin e një vendi është një investim në të ardhmen e tij. Ky është investimi më i rëndësishëm. Kombi i arsimuar është motori i ekonomisë, shëndetit dhe drejtësisë.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page