top of page

Në orën 17.00 “Unë do të jem në stadium, eja edhe ti”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/stadium-tifozw.jpg

Të shumta kanë qënë thirrjet në rrjetet sociale të tifozëve korçarë për ditën e sotme. Të gjithë kanë ftuar njëri-tjetrin të mbështesin ekipin, të shumta kanë qenë edhe citimet, por në na ka bërë përshtypje një e tillë.

Kështu po ju sjellim citimin e mëposhtëm:” Unë në orën 17.00 do të jem në stadium, eja edhe ti, të gjithë rrugët të çojnë në stadium”. Një shprehje me shumë kuptim dhe përmbajtje, por mbi të gjitha duhet që tifozët të lenë çdo punë që mund të kenë dhe ti kushtohen dy orë ekipit të tyre që ka nevojë për mbështeje.

Në fakt tifozët korçarë kanë treguar se në ndeshje të tilla janë shumë të përqëndruar dhe të vëmendshëm për të qenë në shkallët e stadiumit dhe madje gjatë gjithë kohës të jenë duke mbështetur ekipin duke e duartrokitur, inkurajuar dhe duke e nxitur që të bëjë më të mirën e mundshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page