Ndahet nga jeta “Krenaria e Qytetit” të Pogradecit Ilia Thomo Llakmani!
- Korca Boom
- Dec 11, 2024
- 1 min read
Ai ka lindur në qytetin e Pogradecit më 09 Maj 1936. Që në moshë të re cilësohej si një djalë aktiv dhe sportist pasionant. Ishte pjesë e Ekipit të volejbollit në Pogradec duke mbajtur shiritin e kapitenit të skuadrës.
Pas mbarimit të studimeve të larta në Fakultetin e Ekonomisë do të emërohej për vite me rradhë si drejtues në disa institucione. Emërohet Shef i Seksionit të Planit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Pogradec ku njëkohësisht realizoi analiza dhe punë studimore me karakter ekonomik si dhe ka botuar shumë artikuj në mediat e kohës.
Ilia Llakmani ka punuar me shumë pasion, korrektësi, profesionalizëm dhe ka pasur respektin nga të nga kolegët, shokët dhe miqtë.
Për meritat dhe kontributin e tij si sportist por dhe drejtues në qytetin ku lindi dhe punoi, Bashkia Pogradec në vitin 2012 i ka akorduar titullin e nderit “Krenaria e Qytetit“.
Pusho në paqe Ilia!
“Ilia Thomo Llakmani, ‘The Pride of the City,’ passes away.
He was born in the city of Pogradec on May 9, 1936. From a young age, he was known as an active and passionate athlete. He was a member of Pogradec’s volleyball team, proudly wearing the captain’s armband.”
“KORÇA BOOM”