“Ndeshjen tjetër ishalla marrim ndonjë penallti”, Gjoka: Kjo humbje na rrit ngarkesën psikologjike
- Korca Boom
- Feb 16
- 2 min read
Tirana arriti të mposhtë Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka në përfundimin e ndeshjes doli në prononcim për mediat.
“Ndeshja deri diku ishte e barabartë, e cila u nda tek penalltia. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që duhet të luftonim gjithçka. Kjo humbje na fut në shumë ngarkesë psikologjike. Ne do vazhdonim të ishim në idetë e pjesës së parë, ndoshta kishte ndonjë moment të vështirë.
Ne kemi patur problematikat tona me Nikaj, të vijë në formën më të mirë është e vështirë. Ne po mundohemi të japim më të mirën e mundshme me organikën që kemi. Situata rëndohet, skuadra u mundua të japë maksimumin, matematikisht do jemi në lojë. Ekipi do japë maksimumin, ishalla herën tjetër kemi fat të marrim edhe ne një penallti”, u shpreh Gjoka.
Tirana managed to defeat Skënderbeu with a score of 1-0 in the match valid for the 25th round of the Superiore. Skënderbeu’s coach, Ernest Gjoka, gave a statement to the media at the end of the match.
“The match was fairly balanced until the penalty. It was a very important game where we had to fight for everything. This loss puts us under a lot of psychological pressure. We would have continued with the same ideas as in the first half, although there were some difficult moments.
We have had our issues with Nikaj; getting him to his best form is challenging. We are trying to do our best with the squad we have. The situation is becoming more difficult, but the team tried to give its maximum. Mathematically, we are still in the game. The team will give its best, and hopefully, next time, we will also get a penalty,” said Gjoka.
“KORÇA BOOM”