Ndryshojnë oraret e ndeshjeve për javën e 34-t
- Korca Boom
- Apr 9
- 1 min read
Fillimisht u tha se ndeshjet do të ishin në dy orare të ndryshme, ku tre ndeshjet që natyrisht vendosin fatet e ekipeve që luftojnë për mbijetesë dhe dy ndeshjet e tjera që përfshijnë ekipet e katërshes do të ishin në orën 15:30 dhe 16:00.
Por në një vendim të fundit u vendos që të ketë një orar të përbashkët për pesë sfidat e kësaj jave, dhe kjo bëhet për të shmangur çdo mundësi aludimi për kompromise dhe për të parandaluar ndryshimet e mundshme në rezultatet që varen nga një ekip apo tjetri.
Urojmë dhe shpresojmë që ndeshjet të startojnë në të njëjtën orë, pikërisht në orën 15:30 pikërisht ditën e shtunë.
Por nga përvoja kemi parë se ka ndodhur që ndeshjet të fillojnë me vonesë, dhe ndoshta mund të ndodhë që të ndodhin justifikime si "nuk ka ardhur ende autoambulanca" dhe të tjera.
Urojmë që të ketë seriozitet në këtë vendim që është marrë, ku çdo ekip të jetë me përqendrim maksimal në atë që do të bëjë vetë dhe jo të presë se ku dhe si mund të gabojnë ose të tolerohen.
"KORÇA BOOM"



















