"Ne socialistët ndërtuam, disa të tjerë prishën”/ Peleshi nga çelja e fushatës: Do të sjellim 7 mandate nga Korça
- Apr 12, 2025
- 1 min read
Qarku i Korçës ishte i fundit që mbylli prezantimin e qarqeve në çeljen e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste. Fillimisht u këndua një këngë tradicionale, më pas fjala e drejtuesit të qarkut, Niko Peleshi.
Në fjalën e tij, Peleshi tha se fushata që u çel sot nuk është vetëm e socialistëve, por e të gjithë shqiptarëve.
11 maji tha Peleshi do të jetë vula e anëtarësisë në Europë me PS dhe Edi Ramën.
Sa u përket numrit të mandateve që pritet të merren më 11 maj, Peleshi u shpreh se socialistët në Korçë do të marrin 7 të tillë.
“Klithëm nga thellësia e vetëdijës kombëtare në këtë shesh në ‘90: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ne socialistët ndërtuam, disa të tjerë pas nesh prishën. Gjetëm, një timonier, 12 vite më parë timonin e mori Rama. Punuam në çdo cep.
Shqipëria është Europa. Sot ne jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS. Nga zemra e Shqipërisë brohorasim dhe i ftojmë të gjithë pa dallim për Shqipërinë europiane. 11 maji është vula e anërtarësisë me PS dhe Ramën. Këto zgjedhje janë të shqiptarëve. Ne do të sjellim 7 mandate nga Korça për fitoren e Partisë Socialiste”, tha Peleshi./ CNA
“KORÇA BOOM”
















