top of page

Nesër dueli Laçi-Skënderbeu/ Kokë për kokë të dy skuadrat luajnë për fitore!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 5
  • 1 min read

Nesër starton java e 33-të e superligës me tre ndeshjet e para të ditës së parë dhe pikërisht kjo javë starton me Skënderbeun që luan ndeshjen e radhës në transfertën e Laçit.


Një përballje e fortë në letër dhe e tillë pritet të jetë në fushën e lojës, ndërkohë që të dy skuadrat do të kërkojnë 3 pikër, pasi janë jetike si për bardhezinjtë, ashtu edhe për bardhekuqtë.


Avantazhi i kurbinasve është se kjo përballje uhet në shtëpinë e tyre, por Skënderbeu shkon me objektivin e vetëm në këtë takim, për të mos dalë pa pikë.



Laçit nga ana e vet i bën punë vetëm fitorja dhe kjo e bën edhe më të bukur këtë ndeshje katër javë përpara fundit të “Abissnet Superiore”. Skënderbeu nëse del me pikë nesër atëherë thuajse është i shpëtuar përfundimisht, por do të kenë përballë një skuadër që luan fort në shtëpi dhe hasin vështirësi të gjitha ekipet udhëtuese.


Përpos ndeshjes së Skënderbeut nesër në Laç, në të njëjtën orë Bylisi pret Vllazninë dhe në mbrëmje në orën 18:00 Dinamo ka përballë Teutën.


Ditën e hënë luhen dy ndeshjet e fundit të javës, ku më parë Egnatia do të presë Elbasanin në Rrogozhinë dhe në mbrëmje në orën 20:00 radha do të jetë për derbin e kryesqytetit Tirana-Partizani.

 

JAVA E 33-TË E SUPERIORE

6 prill (E Dielë)

Ora 15:00 Laçi-Skënderbeu

Ora 15:00 Bylis-Vllaznia

Ora 18:00 Dinamo-Teuta


7 prill (E Hënë)

Ora 17:00 Egnatia-Elbasani

Ora 20:00 Tirana-Partizani



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page