top of page

Nesër starton java e 31-të e superligës/ Ka ndryshime në orare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 29, 2025
  • 1 min read

Në prag të nisjes së javës së 32-të të Kategorisë Superiore, axhenda ka pësuar ndryshime. Bëhet fjalë për takimin mes Partizanit dhe Laçit që është programuar për ditën e nesërme.


Kjo sfidë ishte vendosur të zhvillohej në orën 20:00, por do të zhvendoset me tre orë më përpara në orën 17:00 të së njëjtës ditë. Kjo sfidë do të zhvillohet nesër paralelisht me takimin Skënderbeu-Dinamo.


Ndërsa në orën 20:00 do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Teutës në “Loro Boriçi”. Pas javës së kaluar që kanë marrë të dyja humbje, Partizani dhe Laçi do të kërkojnë të dyja rikthimin tek fitorja në kampionat.


KALENDARI

E diel, 30.03.2025

Skënderbeu-Dinamo ora 17:00

Partizani – Laçi ora 17:00

Vllaznia – Teuta ora 20:00

E hënë, 31.03.2025

Bylis-Egnatia ora 15:00

Elbasani-Tirana ora 18:00



 “KORÇA BOOM”




 
 
bottom of page