Ngrin stadiumi “Skënderbeu”/ Ndeshja Skënderbeu-Vora do të luhet nesër në Devoll
- Korca Boom
- Jan 14
- 2 min read
Ndeshja e nesërme mes Skënderbeut dhe Vorës nuk do të luhet në stadiumin juglindor. Kushtet e vështira atmosferike dhe dëbora e madhe që ka pushtuar juglindjen, ka detyruar FSHF-në të dalë në një njoftim ku bën me dije ndryshimin e stadiumit.
Ishte planifikuar që kjo përballje të luhej nesër në stadiumin “Skënderbeu” dhe të startonte në orën 17:00, ndërkohë që përfundimisht do të luhet nesër por në stadiumin e Devollit dhe do të startojë në orën 13:00.
Zhvendosja e ndeshjes në Devoll ka të bëjë edhe me atë se në qytetin juglindor të Korçës duan ta ruajnë stadiumin për ditën e dielë, teksa do të luhet ndeshja e javës së 21-të për “Abissnet Superiore”, ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.
Njoftimi i FSHF-së
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.
Tomorrow’s match between Skënderbeu and Vora will not be played in the southeastern stadium. The harsh weather conditions and heavy snowfall that have engulfed the southeastern region have compelled the Albanian Football Association (FSHF) to issue a statement announcing a change of venue.
The match was initially scheduled to take place tomorrow at the “Skënderbeu” stadium and kick off at 5:00 PM. However, it has been rescheduled and will now be played at the Devolli stadium, starting at 1:00 PM.
FSHF Statement
The Competitions Department of the FSHF announces that due to heavy snowfall in the city of Korçë, the Albanian Cup match between Skënderbeu and Vora, initially planned to take place tomorrow at 5:00 PM at the “Skënderbeu” stadium, will be held at a different venue.
The match will now take place at the Devolli stadium and will kick off at 1:00 PM.
“KORÇA BOOM”