Niko Peleshi në Bulgarec/ Ligji i ri për pensionistët. Do të përfitojnë 40 mijë nga kjo kategori
- Korca Boom
- Oct 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/11-11.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/22-8.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/33-5.jpg
Me pensionistët, në Bulgarec.
Një ligj i ri do t’u njohë automatikisht pensionistëve kontributet e punës para vitit 1994 duke garantuar pensione më të drejta.
Nga ky ligj do të përfitojnë 40 mijë pensionistë që kanë dalë nga ish-kooperativat. Atyre do t’u njihen zyrtarisht vitet e punës, duke u dhënë mundësinë për pensione më të drejta dhe dinjitoze e duke ua shmangur sorollatjet e deritanishme administrative nëpër gjykata. Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar që kontributi i tyre në zhvillimin e vendit të njihet dhe të vlerësohet siç e meritojnë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”