Një foto që flet më shumë se fjalët: Tifozët nuk ndalen...
- Korca Boom
- Apr 12
- 1 min read
Komentet për ndeshjen e sotme në Korçë kanë qenë të shumta, dhe kjo për disa arsye. Mbi të gjitha, për faktin që bëhet fjalë për një ndeshje vendimtare për mbijetesën, por edhe sepse në Korçë vjen Tirana – një ekip me të cilin marrëdhëniet mes tifozërive nuk janë aspak të mira.
Tifozët korçarë kanë dërguar mesazhe të qarta, jo vetëm përmes komenteve, por edhe përmes fotove dhe montazheve, falë teknologjisë.
Mesazhet vijnë nga të dyja palët, por duket se korçarët janë më aktivë në këtë drejtim. Ndër shumë imazhe që qarkullojnë, kemi zgjedhur këtë foto, jo vetëm për mesazhin që përcjell, por edhe për realizimin e saj artistik.
“KORÇA BOOM”
