Një ndeshje volejbolli që përfundon në orën 22:00 ndodhi në Korçë
- Korca Boom
- Apr 11
- 1 min read
Një rast disi unik ka ndodhur atje, ku Skënderbeu dhe Tirana kanë luajtur për fazën gjysmëfinale të play-off-it. Një takim që filloi pas përfundimit të ndeshjes së femrave dhe këto dy ekipe e nisën ndeshjen në orën 19:30.
Një ndeshje që zgjati katër sete, ku në fund fitoi Tirana. Por po ndalemi te ora kur përfundoi kjo sfidë –fiks në orën 22:00 u mbyll përballja. Natyrisht, një ndeshje në këtë orar nuk është normale, sidomos kur luhet në Korçë, ku i ftohti ndihet shumë në pallatin e sportit.
Me sa duket, Federata Shqiptare e Volejbollit ka shumë punë dhe nuk arrin të vendosë orare më të përshtatshme edhe për tifozët. Deri në atë orë, shumë sportdashës nuk kanë mundësi ta ndjekin dot ndeshjen, kur kujtojmë që ishin në pallat që në orën 16:30 dhe qëndruan deri në 22:00 – duket paksa absurde që mund të rezistosh kaq gjatë.
Kjo le t’i shërbejë Federatës si një thirrje për të parë orare më të përshtatshme për takime të tilla.
“KORÇA BOOM”
