Një sherif i ri! Berisha ndryshon look-un në takimin me biznesmenët shqiptaro-amerikan!
- Korca Boom
- Feb 21
- 2 min read
“Një sherif i ri”, kështu e prezanton look-un e ri kreu i PD, Sali Berisha pasi shfaqet me kapele cauboj. Berisha vendosi që në takimin me biznesmenë shqiëtaro-amerikan të shfaqej ndryshe, jo aq klasik siç e kemi parë përherë.
“Një takim miqësor! Miq, dje prita në një takim të ngrohtë dhe miqësor,
Z. Ramiz Tafilaj, biznesmenin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, intelektualin, filantropistin dhe botuesin e shquar, si dhe avokatin e palodhur të çështjes kombëtare, laureatin e Çmimit Presidencial të Arritjes së Jetës, dhënë nga Presidenti Trump.
Z. Zek Nokshiqin, biznesmenin e njohur shqiptaro-amerikan, zëvendëspresidentin e komunitetit shqiptar-amerikan të Teksasit, filantropist dhe veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare.
Z. Ludovik Tetaj, biznesmenin e suksesshëm dhe veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare në Teksas.
Z. Florent Zeqaj, gazetarin dhe publicistin e njohur.
Z. Ramiz Lushaj, drejtorin e gazetës Alpet.
Në këtë takim falënderova me shumë mirënjohje bashkatdhetarët tanë për mbështetjen e tyre të çmuar për Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe për angazhimin e tyre në promovimin e historisë, kulturës dhe artit të kombit shqiptar.
Në veçanti, diskutuam për organizimin e përkujtimit të përvjetorit të Betejës së Nokshiqit, një betejë e cila, së bashku me betejat e tjera të Plavës dhe Gucisë, Hotit dhe Grudës, u bë djepi i lindjes së ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe që për çerek shekulli pengoi dorëzimin e këtyre trojeve shqiptare Malit të Zi nga Perandoria Osmane.
Në këtë takim, bashkatdhetarët më dhuruan botimin e Prof. Salih Krasniqit, “Krimet serbe në Kosovë 1997-1999”.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkruan Berisha në Facebook.
“A New Sheriff,” this is how the leader of the Democratic Party, Sali Berisha, introduces his new look after appearing with a cowboy hat. Berisha decided to present himself differently at a meeting with Albanian-American businessmen, departing from the classic style we are used to seeing him in.
“A Friendly Meeting! Friends, yesterday I hosted a warm and friendly meeting with:
Mr. Ramiz Tafilaj, the renowned Albanian-American businessman, intellectual, philanthropist, and distinguished publisher, as well as a tireless advocate for the national cause and recipient of the Presidential Lifetime Achievement Award, given by President Trump.
Mr. Zek Nokshiqi, the well-known Albanian-American businessman, vice president of the Albanian-American community in Texas, philanthropist, and dedicated activist for the national cause.
Mr. Ludovik Tetaj, the successful businessman and tireless advocate for the national cause in Texas.
Mr. Florent Zeqaj, the well-known journalist and publicist.
Mr. Ramiz Lushaj, director of Alpet newspaper.
“KORÇA BOOM”