top of page

Nobelisti grek, konsull në Korçë. Mësoni!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 25, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/konsulli-grek-e1729797634576.jpg

Në fillim të shëtitores në Korçë të tërheq vëmendjen një godinë që i është nënshtruar një rikostruksioni. Ajo është Konsullata Greke në Korçë. Por e veçanta është busti që është vendosur në hyrje të saj. Pikërisht ai është Jorgos Seferis që ka shërbyer si konsull në vitet 1936-1937.

Në vitin 1963 ai ka marrë çmimin Nobël në Letërsi. Kjo tregon se në një qytet si Korça, me traditë në arsim dhe në fusha të ndryshme të jetës çdo shtet do të sillte figura të denja si Konsuj dhe Greqia e ka bërë një gjë të tillë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page