top of page

“Nuk kemi hequr dorë nga Kupa”, Daja: Kemi një 11-she të mirë, kush vjen nga stoli duhet ta meritojë fanellën e titullarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 6
  • 2 min read

Skënderbeu arriti të mundë në transfertë Dinamon me rezultatin 2-0 në raundin e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në përfundimin e takimit, trajneri i dinamovitëve Ilir Daja doli në prononcim për mediat.

“Ajo që ndryshon nga ndeshja e kampionatit me këtë këtu, pasi pësuam atë gol në kundërsulm, duke parë dhe si mbrohej Skënderbeu dhe që kanë një ekip me lojtarë të shpejtë pritej të na godisnin në kundërsulm. Aty ku duhej të reagonim u ndëshkuam me autogol.

Nuk kishim më forcë të sulmonim edhe në ato pak raste që na u dhanë. Ajo që mund të kishim ndrysham ishin linjat e sipërme të sulmit dhe të brëndshmen. Por nuk kemi lojtarë për këtë pjesë pasi janë të dëmtuar. Ajo që shoh në ekipin tonë kemi një 11-she të mirë, ata lojtarë që hyjnë në fushë duhet të bëjnë një punë shumë të madhe që të marrin fanellën e titullarit.

Nuk besoj se djemtë e kanë marrë lehtë ndeshjen, pasi ne e kemi objektiv Kupën edhe pse kemi marrë një rezultat të vështirë. Kemi një ndeshje jo të lehtë pasi luajmë në Korçë. Duhet të ishim më shumë të duruar në qarkullimin e topit për të gjetur zonat e përshtatshme për të penetruar topin dhe të mos dorzojmë topin.

Në pjesën e dytë u luajtën shumë topa gabim, kur merrnim zona që duhet t’i merrnim i bënim me kurriz nga porta kundërshtare. Mandela është një lojtar i rëndësishëm i joni, por nuk mendoj se duhet të jemi të varur pas një lojtari.”, u shpreh Daja.

Skënderbeu managed to defeat Dinamo away with a 2-0 result in the first round of the Albanian Cup quarterfinals. At the end of the match, Dinamo’s coach, Ilir Daja, spoke to the media.

“The difference between this match and the one in the championship is that after conceding that counterattack goal, considering how Skënderbeu defends and the fact that they have a team with fast players, it was expected that they would hit us on the counter. Where we needed to react, we ended up conceding an own goal.

We didn’t have the strength to attack even in the few chances that came our way. What we could have changed was the upper attacking lines and the inner spaces. But we don’t have players for that because they are injured. What I see in our team is that we have a strong starting eleven, but the players who come on must work very hard to earn a starting spot.

I don’t believe the players took the match lightly because the Cup is one of our objectives, even though we have now gotten a difficult result. The next match won’t be easy as we’ll be playing in Korçë. We needed to be more patient in ball circulation to find the right spaces to penetrate and not give the ball away so easily.

In the second half, too many mistakes were made in passing, and when we occupied the right zones, we did so with our backs to the opponent’s goal. Mandela is an important player for us, but I don’t think we should be dependent on just one player,” said Daja.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page