Orlando Koja: Korça kryeqyteti i volejbollit për femra!
- Korca Boom
- Oct 20, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/InShot_20241019_235901100.jpg
6 javë 6 fitore dhe Skënderbeu me 18 pikë të plota ka treguar deri tani se është skuadra për t’u mundur. As Partizani edhe pse në letër ishte ekipi që mund ta rivalizonte këtë Skënderbe, nuk mundi që t’i bënte rezistencë vajzave bardhekuqe, ndërkohë që një ndeshje përpara fundit të fazës së parë Skënderbeu dominon totalisht volejbollin e femrave.
Në fakt pas kësaj fitoreje të fundit ka qenë trajneri Orlando Koja që ka treguar se e ka pasur të vështirë të zgjedhë lojtaren më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që duke postuar një album me disa vajza të Skënderbeut nuk ka nguruar të tregojë gjithë skuadrën të denjë për këtë sukses ndaj të kuqeve kryeqytetase.
Në fjalët e tij Koja shkruan: “Është e vështirë të gjesh më të mirën ndaj Partizanit. Dominim total. Korça gjithmonë e më shumë kryeqyteti i volejbollit të femrave.”
Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025
FAZA I
Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3
Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0
Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3
Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1
Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0
Java 7 Tirana-Skënderbeu 25 tetor 2024 Ora 18:00
FAZA II
Java 8 Teuta-Skënderbeu 31 janar 2025 Ora 14:00
Java 9 Skënderbeu-Dinamo 8 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 10 Vllaznia-Skënderbeu 14 shkurt 2025 Ora 14:00
Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley 22 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 12 Pogradeci-Skënderbeu 14 mars 2025 Ora 17:00
Java 13 Partizani-Skënderbeu 21 mars 2025 Ora 17:00
Java 14 Skënderbeu-Tirana 28 mars 2025 Ora 17:00
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”