Për Dashmir Kosturin, bletaria nuk është vetëm një profesion, por edhe një dashuri që ai e lidh ngushtësisht me Korçën
- Korca Boom
- Feb 23
- 2 min read
Për Dashmir Kosturin, bletaria nuk është vetëm një profesion, por edhe një dashuri që ai e lidh ngushtësisht me Korçën dhe klimën e saj të mrekullueshme.
Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai kujdeset për çdo detaj të këtij procesi të ndërlikuar, që është po aq i bukur sa dhe i vështirë.
Dashmiri, sot menaxhon 250 koshere bletësh në fshatrat e Vithkuqit dhe Libonikut, duke vazhduar traditën e lashtë të Korçës në bletari. Për atë, çdo koshere është simbol i mundit dhe dashurisë për bletët dhe natyrën dhe çdo produkt që ai prodhon është një pasqyrë e përkushtimit të tij të palëkundur, madje është vlerësuar edhe me një certifikatë zyrtare, duke dëshmuar se mjalti që prodhon është ndër më të mirët.
Si çdo bletë që punon për të krijuar mjaltin e saj, edhe korçarët, me mundin dhe dashurinë e tyre për punën, arrijnë të krijojnë diçka të vërtetë, të vlefshme dhe të qëndrueshme.
For Dashmir Kosturi, beekeeping is not just a profession, but also a love that he closely connects with Korça and its wonderful climate.
With extraordinary dedication, he takes care of every detail of this complex process, which is as beautiful as it is difficult.
Today, Dashmir manages 250 beehives in the villages of Vithkuqi and Libonik, continuing the ancient beekeeping tradition of Korça. For him, each beehive is a symbol of hard work and love for the bees and nature, and every product he produces is a reflection of his unwavering dedication. It has even been awarded an official certificate, proving that the honey he produces is among the best.
Just like every bee working to create its honey, the people of Korça, with their effort and love for their work, manage to create something truly valuable and sustainable.
“KORÇA BOOM”