“Për Rashicën e kemi gati zëvendësuesin”, Ernest Gjoka: 1 pikë ndaj Dinamos do na ndihmojë shumë!
- Korca Boom
- Feb 1
- 2 min read
Dinamo dhe Skënderbeu u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat.
“Mendoj se te goli i pësuar ishte mungesë përqëndrimi, mendoj se gjithçka shkoi ashtu siç ne e kishim planifikuar, ndaj një kundërshtari si Dinamo. Për lagimin e Rashicës jemi munduar të bëjmë një merkato të mirë, besoj se ai që do të vijë do ta plotësojë.
Nasr është pjesë e Skënderbeut, e kemi konfirmuar. Sot kishim përballë një skuadër shumë të mirë, që luan me topin. Duhej me patjetër që sot të ishim të kujdesshëm dhe të disiplinuar.
Balanca na ka munguar shpesh herë dhe është shumë e vështirë. Ne jemi të destinuar të luftojmë për 3 pikë, por edhe kjo pikë na ndihmon shumë. Me mungesë të Bismarkut nuk kishim alternativë më të mirë të mundshme dhe luajtëm me Rashicën”
Dinamo and Skënderbeu ended in a 1-1 draw in the match valid for the 23rd round of the Kategoria Superiore. Skënderbeu’s coach, Ernest Gjoka, spoke to the media.
“I think the goal we conceded was due to a lack of concentration. I believe everything went as we had planned against an opponent like Dinamo. Regarding Rashica’s departure, we have tried to make good transfers, and I believe the player who will come will fill the gap.
Nasr is part of Skënderbeu; we have confirmed that. Today, we faced a very good team that plays well with the ball. We had to be very careful and disciplined.
We have often lacked balance, and that has been very difficult. We are destined to fight for 3 points, but even this point helps us a lot. With Bismark’s absence, we didn’t have a better alternative, so we played with Rashica.”
“KORÇA BOOM”