top of page

Përfundon protesta e opozitës para PE-së

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464128710_10234550784132139_5330820584273896569_n.jpg

Përfundon protesta e opozitës para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Demokrati Edi Paloka në mbyllje të protestës tha se PD nuk është për mosbindje civile në Strasburg, ndërsa shtoi se partitë popullore evropiane mbështesin Partinë Demokratike në luftën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Janë informuar për sulmin e vazhdueshëm të opozitës, burgosje politike, ndikimin e krimit të organizuar në situatën në vend. Partitë popullore evropiane mbështesin partinë demokratike. Partitë popullore do të mbështesin PD në luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto janë informacionet, vazhdojnë takimet në pjesën tjetër të ditës. Nuk jemi për mosbindja civile në Strasburg”, – tha Paloka.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page