“Pësuam një gol të evitueshëm”, Ilir Daja: Skënderbeu ka meritat e veta!
- Korca Boom
- Feb 1
- 2 min read
Dinamo dhe Skënderbeu u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në prononcim për mediat.
“Besoj se do t’i kalojmë këto momente, ashtu si ekipet e tjera. Ajo që na shqetëson janë mungesat në boshtin e ekipit, por do të shohim përpara dhe do t’i japim mundësi edhe djemve të rinj kur të vijë momenti. Besoj që Jonuzi do kohën e tij, është i vetmi afrim në merkaton e janarit.
Është një lojtar që ka goxha eksperiencë dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar. Maliqi ka dy ditë që ka dalë në stërvitje për shkak të një viroze që kaloi. Rufati që është një mbrojtjës, duke parë pjesën e dytë nuk ishte shumë e nevojshme për t’u mbrojtur.
Ajo që bëmë gabim, ishte spostimi i Gudiabit drejt gjysmëhapësirave. Besoj që në pjesën e parë hymë me një ritëm të ulët, ndërsa në të dytën me ritmin që duhej. Morëm një gol që ishte krejt i evitueshëm. Skënderbeu ka meritat e veta sepse bëri një pjesë të parë të mirë, ne u shfaqëm pak më mirë në të dytën sesa në të parën”, tha Daja.
Dinamo and Skënderbeu ended in a 1-1 draw in the match valid for the 23rd round of the Kategoria Superiore. Dinamo’s coach, Ilir Daja, spoke to the media.
“I believe we will overcome these moments, just like other teams. What concerns us are the absences in the core of the team, but we will look ahead and give opportunities to young players when the time comes. I believe Jonuzi needs his time; he is the only addition in the January transfer window.
He is a player with considerable experience and knows the Albanian championship well. Maliqi has been back in training for two days after recovering from a virus. Rufati, who is a defender, wasn’t very necessary in the second half as we didn’t need to focus too much on defense.
Our mistake was shifting Gudiabi into the half-spaces. I think we started the first half at a low pace, whereas in the second half, we played at the required rhythm. We conceded a completely avoidable goal. Skënderbeu deserves credit because they had a good first half, while we performed slightly better in the second than in the first,” said Daja.
“KORÇA BOOM”