top of page

Pandush Kapedani jep vlerësimet maksimale për ekipin e volejbollit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 4
  • 2 min read

Ekipi i meshkujve të volejbollit të Skënderbeut është një ekip që këtë sezon po tregon përformancë të jashtëzakonshme dhe që ka si objektiv të luftojë për çdo trofe, duke filluar nga kupat dhe deri te kampionati. Ndeshja e fundit ishte finalja me Partizanin për Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe, për fat të keq, korçarët u mundën nga Partizani, një ekip që është në formën më të mirë për momentin.

Megjithatë, për ikonën e lojës së rrjetës, Pandush Kapedani, ekipi i Skënderbeut ka bërë një paraqitje të shkëlqyer: “Një ekip me djem të mrekullueshëm që po bëjnë çdo gjë siç duhet. Ishte çështje fati, dhe mund të them me bindje se mund të kishim rivalizuar deri në një set final me Partizanin. Por realisht, kjo na ka kthyer në ato kohë kur kishte një rivalitet të jashtëzakonshëm.”

Kapedani shtoi se korçarët duhet të besojnë se mund të fitojnë edhe titullin dhe se kanë potencialin e duhur për ta arritur atë. “Kjo më bën shumë optimist,” tha ai.

Në fakt, djemtë e trajnerit Arben Prifti kanë treguar se ndodhen në një moment shumë të mirë. Ata kanë demonstruar grintë, luftën sportive dhe dëshirën për të fituar çdo trofe që kanë para. Megjithatë, duket se Partizani është ekipi që duhet mundur, dhe besimi është se edhe kjo mund të ndodhë.

However, for the volleyball icon Pandush Kapedani, the Skënderbeu team has performed admirably: “A team of wonderful boys who are doing everything right. It was a matter of luck, and I can say with confidence that we could have even competed until a final set against Partizani. But realistically, this has taken us back to the times when there was an extraordinary rivalry.”

Kapedani added that the players from Korça should believe that they can win the title as well, as they have the right potential to achieve it. “This makes me very optimistic,” he said.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page