top of page

Parashikimi i motit e premte 21 shkurt 2025/ Sërish ditë me ngrica

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 21
  • 1 min read

Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale në Bulqizë deri në 15°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -5 deri 8°C

në zonat e ulëta -5 deri 15°C

në zonat bregdetare 0 deri 15°C

The Albanian territory will continue to be dominated by clear and cold weather throughout the morning. However, in the second part of the day, occasional cloud cover is expected, which will be more pronounced in the northeastern and southeastern mountainous areas.

Stable atmospheric conditions are also expected to persist throughout the night.

Air temperatures will rise both in the morning and at midday, fluctuating between a minimum of -5°C in Bulqizë and a maximum of 15°C in Saranda.

The wind will blow light to moderate, reaching speeds of 38 km/h from the northeast. As a result, the coastal areas will experience waves of up to 2 on the Beaufort scale.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page