top of page

Parashikimi i motit, e premte 28 shkurt 2025/ Kthjellime dhe vranësira, shira të lehtë në orët e pasdites

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 28
  • 1 min read

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët (me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 4 deri 12°C

Në zonat e ulëta 6 deri 18°C

Në zonat bregdetare 8 deri 18°C

On Friday, our country will continue to be affected by unstable atmospheric conditions.

The weather is expected to have occasional clear spells and alternating cloudiness, followed by light (intermittent) rain, mainly during midday and afternoon hours.

The wind will blow lightly from the southern quadrant at an average speed of up to 8 m/s, while in valley areas and along the coastline, it will occasionally reach 10 m/s, accompanied by sea waves of force 2. Fog/mist is expected in valley areas and during rainfall.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page