Parashikimi i motit për fundjavën 15-16 shkurt 2025/ Rreshje shiu dhe vranësira!
- Korca Boom
- Feb 15
- 2 min read
Për fundjavën që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Ditën e dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në jug.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16 m/sek, me valëzimin në dete 2-4 ballë.
During the upcoming weekend, our country will continue to be affected by unstable atmospheric conditions, with alternating clouds and clear skies along the Western Lowlands.
Cloud cover will be followed by occasional rain showers, with low to moderate intensity, in the form of short thunderstorms in the northwest during the morning hours. In other areas, rain will be more localized. In the southwest, from midday onward, rain is expected to be intermittent, with low and occasionally moderate intensity.
On Sunday, the weather is expected to be mostly clear, with moderate cloud cover that will bring localized light rain, mainly in the south.
The wind will blow from the northeast-southeast at a speed of 10 m/s, while in valleys and along the coastline, it will occasionally reach up to 16 m/s. The sea waves are expected to range between 2-4 on the Beaufort scale.
“KORÇA BOOM”