Parashikimi i motit për këtë të enjte 13 shkurt 2025
- Korca Boom
- Feb 13
- 2 min read
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, e lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në orët e mëngjesit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.
Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 0 deri 11°C
Në zonat e ulëta 6 deri 16°C
Në zonat bregdetare 8 deri 16°C
On Thursday, our country will be under the influence of unstable atmospheric conditions. The weather is expected to have moderate to dense cloudiness. Rainfall will begin in the early hours of the day across most of the country with low intensity, while along the coastline, there will be short-term thunderstorms until the morning hours.
Until midday, rain will persist in most areas but will remain localized and of low intensity. In the afternoon, precipitation will be confined to mountainous areas.
At altitudes above 600-700 meters in mountainous regions, precipitation is expected to be in the form of light snowfall. The wind will blow from the southern quadrant at an average speed of 8 m/s, while in valleys and coastal areas, wind speeds may reach up to 15 m/s. The sea is expected to have waves of force 2-3.
“KORÇA BOOM”