top of page

Partia Demokratike Dega Korçë përkujton 20 shkurtin e 1991-it!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 20
  • 2 min read

Njoftimi i Partisë Demokratike Dega Korçë:

“KRENARË PËR HISTORINË TONË

NDERIM PËRJETË DEMOKRATËVE TË 20 SHKURTIT 1991

Në 20 Shkurt 1991, qyteti i Korçës u bë dëshmitar i një ngjarje historike që shënoi një hap të madh në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Demokratët e Korçës, me guximin dhe vendosmërinë e tyre, dhanë një shembull të fuqishëm jo vetëm në rrëzimin e bustit por rrëzimin e një regjimi.

Nderim për demokratët Korçarë që dolën në shesh në atë 20 shkurt të 1991. Nderim përjetë të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që shkruan me gjakun, sakrificat, trimërinë e tyre kapitullin më të ndritur në librin e lirisë dhe dinjitetit të të gjithë shqiptarëve!

Sot duhet të jemi të vetëdijshëm se detyra jonë është të rrëzojmë sërisht diktaturën e Edi Ramës!

20 Shkurti është krenaria jonë! Është rradha jonë! Është rradha e demokratëve!”

Announcement from the Democratic Party, Korça Branch:

“PROUD OF OUR HISTORY ETERNAL HONOR TO THE DEMOCRATS OF FEBRUARY 20, 1991

On February 20, 1991, the city of Korça witnessed a historic event that marked a great step on the road to freedom and democracy. The Democrats of Korça, with their courage and determination, set a powerful example not only in toppling the statue but also in overthrowing a regime.

Honor to the Democrats of Korça who took to the square on that February 20th, 1991. Eternal honor to all those men and women, boys and girls, who wrote with their blood, sacrifices, and bravery the brightest chapter in the book of freedom and dignity for all Albanians!

Today, we must be aware that our duty is to once again overthrow the dictatorship of Edi Rama! February 20th is our pride! It is our turn! It is the turn of the Democrats!”

 “KORÇA BOOM”

bottom of page