top of page

Partia Maqedonase për Integrim Europian tërhiqet nga koalicioni me Berishën!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 12
  • 1 min read

Partia Maqedonase për Integrim Europian tërhiqet nga koalicioni me Berishën, shkak mospërfshirja në listat për deputetë e përfaqësuesve të kësaj partie.

Partia Maqedonase për Integrim Europian tërhiqet nga koalicioni i gjerë opozitar që kryesohet nga Partia Demokratike. Shkak është bërë refuzimi që kreu i PD Sali Berisha i ka bërë kërkesës së partisë minoritare për të përfshirë në listat e deputetëve përfaqësues të kësaj partie.

Vasil Steriovski, kreu i Partisë Maqedonase për Integrim Europian la deklaruar për mediat tërheqjen nga koalicioni opozitar. Ai tha se kanë dështuar negociatat me Berishën për një ose më shumë përfaqësues të subjektit politik që drejton në listat e deputetëve.

Steriovski ka thënë gjithashtu se i ka kërkuar Berishës të përfshijë në listat e deputetëve një përfaqsues të partisë së tij kryesisht në zonën e Korçës, ose edhe në zona të tjera të vendit. Në kushtet kur kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë, Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian e ka vlerësuar të padobishëm angazhimin në koalicionin opozitar dhe ka deklaruar tërheqjen prej tij.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page