top of page

Pas humbjes, Devolli me laps në dorë/ Do vendin e tretë!

  • Mar 28, 2025
  • 1 min read

Devolli nuk ka mundur dot të dalë me pikë nga takimi me Luftëtarin, një takim ku edhe humbja ka qenë e thellë, me katër gola të pësuar. Por, jo vetëm kaq, pasi ajo që ka rëndësi lidhet me faktin se ka humbur edhe vendin e tretë. Megjithatë, tani ka filluar të bëjë llogaritë ndryshe.


Në këtë moment, kanë mbetur edhe dy javë deri në fund, dhe Devolli ka një ndeshje në fushën e vet me Memaliajn, dhe në fund një ndeshje në transfertë me Këlcyrën.

Duke parë renditjen, nëse Devolli fiton këto dy ndeshje, vendi i tretë është më se i realizueshëm. Kjo është e mundur, pasi kundërshtarët janë të kalueshëm. Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet thjesht me fjalë, por me lojë në fushën e lojës.


Pas humbjes, është bërë edhe një analizë për këtë takim, ku si stafi teknik, ashtu edhe drejtuesit, kanë kërkuar nga futbollistët që tani të jenë të përqendruar maksimalisht në këto dy ndeshje të mbetura.



“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page